Shifrat e para të shitjeve të veturave për këtë vit vijnë nga Norvegjia, që tregojnë një ngjarje interesante. Vendi ka regjistruar numrin më të ulët të veturave të regjistruara që nga viti 1962 me vetëm 1860 vetura të reja në janar.
Ky është me të vërtetë një numër i ulët, në dhjetor janë shitur 41,441 vetura, nga të cilat 39,497 janë regjistruar atë muaj. Dhjetori i vitit të kaluar ishte një moment i artë për blerësit e veturave në Norvegji pasi qeveria njoftoi se do t'i jepte fund disa prej subvencioneve për ato elektrike në janar.
Shitjet në Norvegji janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga viti 2010 kur u shitën 154,158 vetura dhe përfunduan në 200,840 vetura të shitura vitin e kaluar. Janari i këtij viti është një goditje e plotë për sistemin. Ndërsa shitjet e veturave janë nxitur kryesisht nga veturat elektrike në vitet e fundit, falë subvencioneve, ndërprerja e atyre që kuptohet, bëri që norvegjezët të shtypnin butonin e pauzës.
Deri vitin e kaluar veturat elektrike në Norvegji ishin të përjashtuara nga TVSH-ja (25%) dhe taksa e blerjes apo importit. Nga ky vit fatkeqësisht TVSH-ja është kthyer dhe vetëm 45,000 euro, e para nga çmimi i veturës është i liruar. Ekziston një taksë e re e blerjes për automjetet elektrike që vendoset në bazë të peshës së tyre dhe aplikohet edhe taksa e rregullt e rrugës.
Veturat elektrike në Norvegji nuk kanë më akses në rrugët me pagesë dhe tani duhet të paguajnë 70% të tarifës së zakonshme. Nuk ka më tragete falas dhe aksesi në korsitë e autobusëve është i kufizuar edhe nga ky vit.
Sidoqoftë, është interesante se veturat elektrike të marra me qira janë të përjashtuara nga TVSH-ja 25% dhe njerëzit që jetojnë në blloqe apartamentesh kanë të drejtën ligjore për një pikë tarifimi EV. Të gjitha veturat e reja në shërbimet publike duhet të jenë pa emetime dhe nga viti 2025 të gjithë autobusët do të hyjnë gjithashtu në këtë kategori.
Ndërsa në janar 2022 në Norvegji u shitën 7,957 vetura, këtë janar vetëm 1,860. Nga ato 1,419 ishin plug-in me 1,237 BEV. Natyrisht, fundi i subvencioneve do të shkaktonte një kolaps pasi të gjithë ata që donin të blinin një EV e bënë këtë deri në dhjetor. Tani mbetet për t'u parë se si evoluon tregu nga këtu e tutje dhe cilat tendenca të reja priten të shfaqen.
Ne do ta shikojmë këtë nga afër, do të jetë shumë interesante të shohim numrat e shkurtit dhe marsit. Një përplasje mes blerësve të veturave dhe qeverisë do të ishte diçka, por shumë e pamundur. Në fund, blerësit do të kenë nevojë për vetura të reja, operatorët e flotës do të vazhdojnë të bëjnë porositë, por ndikimi do të ndihet për një kohë. Është e vështirë të rikuperosh nga shitjet që janë 10 herë më të ulëta se sa do të ishin normalisht.
/Motilokal.com
