Nuk ka tërmet në Kosovë! Seizmologu Shemsi Mustafa apelon të mos krijohet panik të qytetarët

Nuk ka tërmet në Kosovë! Seizmologu Shemsi Mustafa apelon të mos krijohet panik të qytetarët

Minuta më parë në Rumani është regjistruar një dridhje toke me magnitudë 5.7, duke bërë që dridhjet të përhapin valë sizmike deri në 500 kilometra.

Raportohet se dridhjet janë ndjerë edhe në Kosovë. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i seizmologut të njohur kosovar, Shemsi Mustafa.

“Ju lutemi. Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta. Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”, ka apeluar Mustafa në Facebook.

/Motilokal.com