Çafka e gjedhit dhe bagëtitë – Një shembull ideal i bashkëjetesës në natyrë

Çafka e gjedhit dhe bagëtitë – Një shembull ideal i bashkëjetesës në natyrë

Për shkak se lloje të ndryshme shpesh banojnë në të njëjtat mjedise dhe ndajnë ose konkurrojnë për të njëjtat burime, ato ndërveprojnë në mënyra të ndryshme, të njohura gjerësisht si marrëdhënie simbiotike. Kështu e përshkruan Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) marrëdhënien mes shpendëve dhe bagëtivise.

Sipas PPNEA-së ekzistojnë disa marrëdhënie kryesore simbiotike siç janë reciprokizmi (mutualizmi), komensializmi dhe parazitizmi. Një shembull i tillë ndërveprimi ekologjik goxha i përhapur është dhe bashkëjetesa në natyrë e çafkës së gjedhit dhe bagëtive. 

“Çafka e gjedhit (Bubulcus ibis) ushqehet gjithmonë në afërsi të zonave ku kullosin bagëtitë, sepse bagëtitë, ndërsa lëvizin, nxisin dhe nxjerrin nga bimësia insekte të ndryshme, të cilat mund të jenë të vështira për t'i gjetur dhe kapur. Këto insekte janë burim kryesor ushqimi për çafkën, e cila zakonisht vrojtohet shpesh duke qëndruar mbi bagëtinë; në rastin e fotove mbi një dele, teksa dhe shijon vaktin e drekës”, shkruan PPNEA.

/Motilokal.com