Forcat e Armatosura shpëtojnë alpinisten në malin e Tomorit

Forcat e Armatosura shpëtojnë alpinisten në malin e Tomorit

Helikopteri i Forcave të Armatosura ka bërë të mundur evakuimin e alpinistes së aksidentuar në malin e Tomorit duke e transportuar drejt spitalit.

Në një postim në Facebook ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se operacioni i shpëtimit ishte i vështirë, por ia dolën.

“Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorit, në lartësinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, ka shkruar ministrja Xahçka.

Image may contain: outdoor and nature

Alpinistja u aksidentua në Malin e Tomorit mesditën e sotme dhe ka thyer njërën këmbë. Ngjarja ndodhi në afërsi të Çesmës së Tarikos. Ajo fillimisht u  ndihmua për tu nxjerrë nga vendi ku rrëshqiti nga bashkudhëtarët e tij në këtë aventurë./Motilokal.com