Një tërmet është regjistruar 10:47 sipas orës lokale në Kroacinë Qendrore. Siç thotë EMSC, epiqendra e tërmetit ishe në Krk. Ata thonë se tërmeti ka qenë 5.2 ballë të shkallës Rihter.
Ndërsa sizmologët kroat konfirmuan se tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter.
Ka zgjatur shumë dhe ka pasur shumë lëkundje”, thotë banori i Viskovës. "Një dridhje e lehtë," përshkruan një banor i Krk në aplikacionin EMSC. "Dridhjet u ndjen pranë Malinska në ishullin Krk", shton një tjetër person.
“Është ndjerë vërtet në Baška, fillimisht ka pasur bubullima dhe më pas është lëkundur për disa sekonda. Në shtëpi ka pasur pak pluhur, por nuk ka pasur dëme", ka raportuar një qytetar.
Ende nuk raportohet për dëme apo të lënduar....
/Motilokal.com
