Nga sot pritet ndryshim i motit në Shqipëri. Gradualisht parashihet të depërtojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura në të gjithë territorin.
Sot do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe kthjellime.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe riga lokale shiu në mëngjes
E diela pritet të mbajë mot pjesërisht me re, ndërsa në mbrëmje priten reshje lokale shiu.

/Motilokal.com
