Moti sot në Maqedoni do të jetë paradite me vranësira të lehta deri mesatare, pasdite me diell.
Dita e shtunë do të mbajë mot me diell dhe pak më ngrohtë, në pjesët jugperëndimore me vranësira mesatare.
E diela pritet të mbajë mot me diell dhe ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor, e cila në fund të ditës do të intensifikohet nga drejtimi veriperëndimor.

/Motilokal.com
