Stuhia Otto ka lënë mijëra shtëpi në Skoci pa energji elektrike dhe ka çuar në ndërprerje të udhëtimit dhe mbyllje të shkollave.
Met Office ka lëshuar paralajmërime të verdha të motit për erën që mbulon të gjithë Skocinë dhe një pjesë të Anglisë veriore dhe verilindore, duke nisur nga Sheffield në kufirin skocez deri në orën 15:00 të së premtes.

Erëra deri në 128 kilometra në orë janë regjistruar në pjesë të Skocisë veriore dhe verilindore, me 100 kilometra në vende të tjera.

Për shkak të pemëve të rrëzuara, degëve dhe mbeturinave, rrjeti e energjisë elektrike ka pësuar dëmtime të shumta.

Shumë shkolla në Skoci kanë pezulluar mësimin, ndërsa spitalet janë vënë në dispozicion në rast se do ketë të lënduar. Po ashtu, transporti publik i trenave është duke punuar me orar të reduktuar.

Policia e Skocisë u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes të shtuar.
/Motilokal.com
