Sipas një hulumtimi të fundit, niveli i akullit të detit që përshkon kontinentin Antarktidë ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1979.
Sipas studimit, duke shikuar të dhënat gati 40-vjeçare, shtresa e akullit mbi det ka rënë në nivelin më të ulët, ndërsa për këtë ka ndikuar era, ajri i ngrohtë dhe uji.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Borë dhe Akull, era dhe ajri i ngrohtë kanë reduktuar mbulesën e akullt mbi det në 1.91 milion kilometra katrorë.
Më tej, thuhet se në nivelin e këtij viti me gjasë kanë ndikuar temperaturat e larta të pazakonta në Antarktidën perëndimore dhe lindore.
Ndërsa shkencëtarët vërejnë se këto ndryshime të nivelit të akullit në Antarktidë nuk mund t'i përshkruhen vetëm ndryshimeve klimatike, ata presin që shkrirja të vazhdojë.
Niveli më i ulët i shtresës së akullit në Antarktidë u regjistrua në vitin 2022, kur ajo mbulonte 1.92 milion kilometra katror.
/AA/Motilokal.com
