Java nis me kthjellime, ky është parashikimi i motit për Shqipëri

Java nis me kthjellime, ky është parashikimi i motit për Shqipëri

Java në vendin tonë do të nisë me diell dhe vranësira kalimtare. Vranësirat do të jenë të përqendruara përgjatë viseve malore. Ndërsa në lugina do të ketë mjegull.

Mëngjesi i ditës së hënë do të mbajë i kthjellët, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 2 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veriperëndimit.

E marta do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 11 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit.

Edhe dita e mërkurë do të mbajë me mot të kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 4 deri në 11 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit. /Motilokal.com