Rama: Ruajtja e bukurive natyrore dhe pastrimi përkthehen në pasuri turistike

Rama: Ruajtja e bukurive natyrore dhe pastrimi përkthehen në pasuri turistike

23 vite më parë, Liqeni e Prespës u shpall “Park Kombëtar”, ndërsa 24 vite më parë Liqeni i Pogradecit, u shpall zonë e mbrojtur me statusin “Peizazh i Mbrojtur”, sot pjesë e sitit të trashëgimisë natyrore botërore të UNESCO-s, kështu e nisi një status në Facebook kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ai tha se kjo vëmendje ndaj ruajtjes së bukurive të natyrës sonë, bashkë edhe me nismat e pastrimit, përkthehen në vlerë dhe pasuri turistike, me të cilat po krenohemi e vlerësohemi çdo ditë e më shumë në faqet e mediave më prestigjioze botërore, me një rritje të numrit të turistëve si kurrë më parë.

Në përbërje të këtij peizazhi të mbrojtur përfshihet Liqeni i Ohrit (sit i trashëgimisë natyrore botërore), gropa e Pogradecit, pragu i Çërravës, Mali i Thatë dhe pjesa lindore e Malësisë së Mokrës.

Flora dhe fauna dhe shkalla e biodiversitetit në Liqenin e Pogradecit është e lidhur fort me cilësinë e ujit të liqeneve dhe kushtet e ekosistemit.

Bimësia bregdetare e Liqenit të Pogradecit është e pasur me 125 lloje, nga të cilat 9 lloje janë bimë ujore.

/Motilokal.com