Parashikimi i motit për ditët e para të javës në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditët e para të javës në Shqipëri

Moti këtë javë në Shqipëri parashihet të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore. E rrallë për muajin shkurt është rritja e temperaturave në vlerat e mesditës, vlera të cila do t’i ngjasojnë shumë atyre të pranverës.

Në këtë mënyrë të gjitha ditët e javës do të jenë kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e herëpashershme të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura por kalimtare.

Sot parashikohet të mbajë mot pjesërisht me re dhe kthjellime.

Të martën pritet të jetë më ngrohtë në mesditë, kryesisht me kthjellime dhe diell.

E mërkura parashikohet me mot të kthjellët e me diell dhe ngrohtë në mesditë.

/Motilokal.com


Fotografia: Euron Ilazi