Moti për këtë fillim jave në Kosovë

Moti për këtë fillim jave në Kosovë

Në Kosovë moti do të mbajë me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell, krahasuar me javën që e lamë pas. Mëngjes dhe mbrëmjet do të jenë me të ftohta dhe me ngrica, ndërsa në viset malore temperaturat do të arrijnë deri në -10 °C.

Mëngjesi i ditës së hënë do të mbajë me vranësira, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 0 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Ndërsa mëngjesi i së martës do të nisë me mot pjesërisht me re, kurse mesdita me mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej -4 deri në 3 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veriut.

Edhe dita e mërkure do të mbaj me mot të kthjellët dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga -2 deri në 9 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit. /Motilokal.com