Regjistrohet dita më e ngrohtë e dimrit në historinë e Austrisë

Regjistrohet dita më e ngrohtë e dimrit në historinë e Austrisë

Temperaturat jashtëzakonisht të larta për sezonin e dimrit po mbizotërojnë në zonat e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në ditët e fundit të dekadës së dytë të shkurtit 2023.

Temperatura në Innsbruck të Austrisë të shtunën më 18 shkurt 2023 arriti në 21.7°C, një vlerë që është një rekord për dimrin në Austri në rajonin e Tirolit.

Përveç Austrisë, temperatura të larta po mbizotërojnë edhe në Gjermani dhe Francë. Në Gjermani temperatura kaloi 20°C edhe në zonat me lartësi mbi 700 m, ndërsa më shumë se 90 zona thyen rekordin mujor të temperaturës minimale, mes tyre edhe qyteti i Munihut.

Në Francë temperatura maksimale u shënua 23°C, duke çuar në një nga periudhat më të thata të regjistruara.

/Motilokal.com