Tërmet i fortë në Turqi

Tërmet i fortë në Turqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ka goditur Turqinë mbrëmjen sotme. Sipas EMSC dridhjet e tokës janë regjistruar 70 kilometra në veri të Latakias, Siri dhe 14 kilometra në jugperëndim të Antakyas, Turqi.

Ndërsa nga njoftimet e autoriteteve turke thuhet se tërmeti ka ndodhur në lagjen Defne të Hatajit.

Sipas informacioneve në faqen e Autoriteti të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën lokale 20:04 në lagjen Defne të Hatajit.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, i cili është ndjerë edhe në krahinat përreth, ka qenë në një thellësi prej 16.7 kilometrash.

Nga ana tjetër, në orën 20.07, një tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur në lagjen Samandag të Hatajit.

/Motilokal.com