Turqi, 3 të vdekur dhe 213 të lënduar nga tërmetet e reja në Hatay

Turqi, 3 të vdekur dhe 213 të lënduar nga tërmetet e reja në Hatay

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 213 të tjerë janë lënduar pasi një tërmet tjetër goditi provincën jugore Hatay të Turqisë të hënën në mbrëmje, tha ministri i brendshëm i vendit.

“Tre qytetarë tanë humbën jetën, një në distriktin Antakya, një në rrethin Defne dhe një në rrethin Samandag", tha Suleyman Soylu në një konferencë shtypi.

Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke u zhvilluar në tre vende, shtoi ai.

Të paktën 32 pasgoditje janë regjistruar deri më tani, sipas agjencisë turke të menaxhimit të fatkeqësive AFAD.

AFAD tha se tërmeti me magnitudë 6.4 ndodhi rreth orës 20:04 me orën lokale (17:04 GMT) në distriktin Defne të Hatay.

Ai u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 5.8 tre minuta më vonë, me epiqendër në lagjen Samandag të Hatay.

Lëkundjet vijnë vetëm dy javë pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaras.

Tërmetet vdekjeprurëse goditën 10 provinca të tjera si Hatay, Gaziantep, Malatya, Sanliurfa, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Elazig.

Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga fatkeqësia, me numrin e të vdekurve tani mbi 41,000, sipas shifrave të fundit zyrtare.

/Motilokal.com