Presidentja Osmani dekoron ushtarët e FSK-së që ishin në mision në Turqi pas tërmetit

Presidentja Osmani dekoron ushtarët e FSK-së që ishin në mision në Turqi pas tërmetit

Pas sukseseve të treguara gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës u kthye mbrëmë në Kosovë, duke përmbyllur me sukses edhe një mision fisnik në shpëtimin e jetëve nga tragjedia në Turqi.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot ka dekoruar ushtarët e FSK-së, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi.

“Sot nderova Kontingjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës të angazhuar në misionin humanitar të kërkim-shpëtimit në Turqi me Medaljen Presidenciale Ushtarake, për trimërinë, guximin e sakrificën e pashoq për shpëtimin e jetëve të njerëzve të prekur nga tragjedia e tmerrshme e tërmeteve në Turqi”, ka deklaruar Presidentja Osmani.

Ajo tha se forca jonë e Sigurisë mbetet sinonim i paqes dhe sigurisë në vend dhe në botë.

/Motilokal.cm