Mercedes-Benz G-Class është një nga modelet më të famshme dhe më të kërkuara të kompanisë gjermane dhe për shkak të popullaritetit të tij, prej vitesh qarkullojnë thashethemet për një model “baby G” ose GLG. Nuk e kemi parë ende, por një gjë e tillë mund të ndryshojë në vitin 2026, transmeton Motilokal.
Handelsblatt shkruan se Mercedes dëshiron të plasojë në treg klasën “mini G”, i cili do të jetë pak më i shkurtër se ai standard, por edhe dukshëm më i ulët, gjë që mund të ndikojë në aftësitë e tij.

Modeli thuhet se do të bazohet në platformën e ardhshme MMA që do të debutojë në vitin 2024 dhe do të përdorë gjeneratën e ardhshme të automjeteve "Entry Luxury" që do të përfshijë modelet e ridizajnuara GLA dhe GLB, si dhe CLA dhe ClA Shooting Brake të ardhshëm.

Nëse i jepet "drita e gjelbër" për prodhim, SUV-i i frymëzuar nga G-Class ka të ngjarë të jetë një automjet elektrik me një rreze veprimi prej 480 kilometra, falë baterisë që mbushet shpejtë falë një sistemi 800 volt.
Interesante, Mercedes ka konfirmuar tashmë planet për të "reduktuar numrin e varianteve të modelit Entry Luxury nga shtatë në katër, duke rritur ndjeshëm substancën teknologjike të këtyre produkteve".
/Motilokal.com
