Në orët e para të mbrëmjes në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur rrëshqitje e dheut.
Sipas njoftimeve rrëshqitja e dheut ka bërë që njëra korsi e rrugës të bllokohet, teksa veturat janë duke kaluar me kujdes në atë pjesë.

Rrëshqitja është sinjalizuar paraprakisht, teksa pengesat janë shenjëzuar.

Ndërsa më vona është njoftuar se për shkaqe sigurie tani është mbyllur përkohësisht qarkullimi i automjeteve në atë pjesë të autostradës, dalja e Suharekës, drejtimi nga Vërmica.

/Motilokal.com
