Komisioni Evropian ndalon pesticidet Bayer të dëmshme për bletët dhe njerëzit

Komisioni Evropian ndalon pesticidet Bayer të dëmshme për bletët dhe njerëzit

Komisioni Evropian ka marr vendim që të mos rinovojë miratimin për një lloj pesticidi që është i dëmshëm për bletët, duke ndaluar në mënyrë efektive insekticidin e Bayerit të njohur si thiacloprid.

Vendimi është marr pas miratimit nga shumica e qeverive të BE-së në tetor të vitit të kaluar, bazuar në një propozim të Komisionit Evropian.

"Ekzistojnë shqetësime mjedisore që lidhen me përdorimin e këtij pesticidi, veçanërisht ndikimin e tij në ujërat nëntokësorë, por gjithashtu të lidhura me shëndetin e njeriut, në toksicitetin riprodhues", tha Komisionerja për Shëndet Stella Kyriakides.

Fermerët nuk do të lejohen të përdorin insekticidin me markat Calypso dhe Biscaya, pas 30 Prillit të këtij viti, kur edhe skadon afati i miratimit aktual.

Komisioni e bazoi vlerësimin e tij në gjetjet e Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ushqimit të publikuar në janar të vitit të kaluar. Ai nënvizoi shqetësimet në lidhje me substancën aktive që është toksike për njerëzit dhe paraqet një përqendrim tepër të madh në ujërat nëntokësore, tha një zëdhënës i EFSA-s.

Pesticidi jo vetëm që vret insektet, por gjithashtu dëmton bletët, duke dobësuar sistemin e tyre imunitar dhe duke dëmtuar riprodhimin e tyre, thuhen në gjetjet Komisionit Evropian.

BE ndaloi përdorimin e tre të ashtuquajturve neonicotinoids në Prill të 2018-es, duke lejuar përdorimin vetëm në serra. Franca tashmë ka ndaluar katër insekticide dhe një tjetër, përfshirë ato në serra./Motilokal.com