Kopja e parë e modelit Aston Martin DBS 770 Ultimate u shit në ankand dhe e gjithë shuma do të dhurohet për qëllime humanitare.

Ankandi u mbajt gjatë eventit Action Innocence Charity Gala të mbajtur në Gstaad të Zvicrës dhe oferta më e lartë ishte 750,000 franga zvicerane, ose pak më shumë se 761,000 euro. Është i pari nga 499 kopjet e planifikuar (300 kopje të Kupe dhe 199 të Volante), i cili është në formën e një kupe me çati të fiksuar.

DBS 770 funksionon nga një motor 5.2-litërsh V12 me dy turbo që zhvillon 760 kf dhe 900 Nm çift rrotullues dhe fuqia dërgohet në rrotat e pasme nëpërmjet një transmetimi automatik me tetë shpejtësi. Për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h nevojiten 3.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 340 km/h.

Shuma e akorduar është vërtet e madhe, por duhet mbajtur parasysh se do të ketë vetëm 499 kopje dhe se të gjitha tashmë janë shitur paraprakisht. Ky shembull është pikturuar në të zezë Ultramarine me thekse Argjendi Trophy dhe një brendshme Q nga Aston Martin Cote d'Azure Blue.



/Motilokal.com
