Sot në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë, me kthjellime e diell dhe vranësira kalimtare. Temperatura maksimale gjatë fundjavës pritet të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
Dita e shtunë parashihet të jetë me mot të ngrohtë e vranësira dhe intervale me diell. Gjatë kësaj dite pritet të ketë erë më të theksuar.
E diela parashihet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell, pasdite mundësi për reshje lokale shiu të përziera me borë. Ndërsa në viset malore borë.

/Motilokal.com
