Ndryshon moti: Drejtoria Detare apel mjeteve lundruese për masa sigurie

Ndryshon moti: Drejtoria Detare apel mjeteve lundruese për masa sigurie

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se nga datat 25-26 shkurt moti do të përkeqësohet.

Sipas DPD-së, në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike pritet që përgjatë bregdetit shqiptar do të ketë përkeqësim të motit, ku era do të jetë me drejtimin jug-juglindje me forcë deri 7-8 bft me shpejtësi ere deri 48 deri 56 kilometra në orë dhe lartësi dallge nga 2.50 deri në 3.50 metra.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, theksoi DPD.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar do të jetë pas datës 27 shkurt.

/Motilokal.com