Vazhdon mbjellja e pemëve në Parkun e Liqenit të Tiranës

Vazhdon mbjellja e pemëve në Parkun e Liqenit të Tiranës

“Ktheju tokës” titullohej kënga me të cilën Jonida Maliqi na përfaqësoi në Eurosong një vit më parë. Sot, artisja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare, iu bashkua nismës për të mbjellë pemë në Parkun e Liqenit Artificial, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Me mikeshën e mirë të qytetit, Jonida Maliqin, mbollëm sot 100 pemë bliri për 100-vjetorin e Tiranës. Kjo është dhurata më e bukur që mund t’i bësh qytetit tënd për ditëlindjen e tij të 100-të”, ka shkruar Veliaj në profilin e tij.

Ndërsa këngëtarja Jonida Maliqi shprehu mbështetjen për këtë nismë të Bashkisë së Tiranës, ndërsa vlerësoi kryebashkiakun për mbajtjen e premtimeve.

“Ne kemi më shumë oksigjen tani, kemi ambiente më të përshtatshme për fëmijët tanë. Do të jem gjithmonë në krahun tuaj, jo për faktin pse jam këtu sot, por sepse të gjithë juve ju mbështesin vetëm për realizimin e gjithçka që ke premtuar”, tha ajo./Motilokal.com