Stuhi shiu, breshër dhe rrufe, ky është parashikimi i motit në Shqipëri

Stuhi shiu, breshër dhe rrufe, ky është parashikimi i motit në Shqipëri

Moti këtë javë në Shqipëri parashihet të do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Kjo situatë vjen si pasoj e “mbërthimit” të disa qendrave të presionit të ulët pozicionuara për të gjithë javën mbi rajonin e pellgut të Mesdheut.

Ndërsa zonën e Alpeve dhe në relievet e tjera të larta malore të vendit në lartësitë mbi 1000 metër parashikohen reshje dëbore kryesisht me intensitet të ulët por lokalisht edhe mesatare.

LEXO: Paralajmërohen vërshime të shpejta në Shqipëri

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira mesatare dhe alternime të herëpashershme me diell. Do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por hera-herës, lokalisht dhe në periudha afatshkurtra rrebeshe të shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.  

Të martën pritet të jetë kryesisht me diell e vranësira kalimtare deri të dendura por edhe reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht në orët e mbrëmjes.

E mërkura parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Përsëri reshjet për këto ditë në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

 

/Motilokal.com