Gjatë kësaj jave në Kosovë parashikohet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht me vranësira dhe reshje shiu të përzier edhe me borë. Ndërsa në viset malore priten reshje bore. Përgjatë kësaj jave parashihen erëra të forta kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit. Për shkak të reshjeve të shiut priten edhe vërshime të shpejta. Në ultësira dhe zonat malore parashihet prezencë e mjegullës.
Moti sot pritet të mbajë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu, kryesisht pasdite, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima. Në zonat malore borë.
Dita e martë do të jetë me vranësira dhe intervale me diell. Në orët e mbrëmjes priten reshje lokale shiu, ku vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu, ndërsa në viset malore borë.

/Motilokal.com
Foto: Gresa Berisha


