SpaceX teston me sukses sistemin e daljes emergjente nga anija kozmike

SpaceX teston me sukses sistemin e daljes emergjente nga anija kozmike

Kompania hapësinore amerikane SpaceX ka testuar me sukses sistemin e daljes emergjente në anijen e re kozmike të pasagjerëve, duke i hapur rrugë fluturimit të astronautëve në orbitë.

Sipas faqes zyrtare të SpaceX, kompania lëshoi kabinën Crew Dragon nga Qendra Hapësinore John F. Kennedy në Cape Canaallel, Florida.

Raketa Falcon 9 mbi të cilën u lëshua kabina, u shkatërrua qëllimisht për të testuar sistemin e arratisjes emergjente, i cili do t'i lejonte astronautët të linin në mënyrë të sigurt anijen në një emergjencë në kohën e nisjes.

Pas provës së suksesshme, kabina Crew Dragon ra në zonën e planifikuar në Oqeanin Atlantik.

SpaceX vitin e kaluar ka përfunduar me sukses shumë teste të rëndësishme për të filluar fluturimin e astronautëve dhe testi i fundit konsiderohej pengesa e fundit kryesore.

Kompania hapësinore ende nuk ka njoftuar se kur do të fillojnë fluturimet me astronautët, por ato pritet të fillojë diku në gjysmën e parë të këtij viti./Motilokal.com