Ashtu siç kemi paralajmëruar se gjatë ditës së sotme parashihen reshje shiu dhe mundësi për vërshime të shpejta në Shqipëri.
Rrebeshe shiu me intensitet të lartë kanë ndikuar që në disa zona të qytetit të Lezhës të përmbyten. Bëhet fjalë për blloqet e banimit 11 janari dhe 11.2 hektarë në lagjen “Besëlidhja”, ku uji ka vërshuar në rrugë duke krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve, ndërsa janë bllokuar dhe hyrjet e disa pallateve pasi niveli ujit ka arritur deri në 30 centimetër.
Në terren ndodhen punonjësit e shërbimeve publike të bashkisë Lezhë të cilët po ndërhyjnë në largimin e inerteve nga pusetat me qëllim evadimin e shpejtë të ujërave.
Kjo është një situatë e vazhdueshme në Lezhë, kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.
/Motilokal.com


