Borë në Tamarë, Vermosh, Bogë dhe Theth

Borë në Tamarë, Vermosh, Bogë dhe Theth

Gjatë natës në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth në lartësinë mbi 1000 metër ka pasur reshje bore, ku më me dendësi kanë qenë në Qafë Thore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se është punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës.

ARRSH thotë se rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

VIDEO

/Motilokal.com