Moti sot dhe fundjavë në Shqipëri jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Sot parashikohet të mbajë mot me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.
Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me vranësira dhe reshje të lehta shiu.
E diela pritet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu.

/Motilokal.com
