Shi dhe borë? Mësoni si do të mbajë moti në Kosovë

Shi dhe borë? Mësoni si do të mbajë moti në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe periudha me diell. Parashihen rrebeshe të shkurta shiu, ndërsa në viset malore borë. Në ultësira por edhe në zonat malore mundësi për mjegull.

Dita e shtunë parashihet të jetë me mot të vranët dhe reshje të dobëta shiu. Në viset malore parashihet me reshje bore.

E diela parashihet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe reshje të dobëta shiu. Ndërsa në viset malore reshje të lehta bore.

/Motilokal.com