Korçë, pastrohet nga bora aksi rrugor Shtyllë-Panarit

Korçë, pastrohet nga bora aksi rrugor Shtyllë-Panarit

Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë punës së sotme është bërë hapja e rrugës Shtyllë-Panarit.

“Si pasojë e reshjeve të borës të rëna në këtë segment borëpastrueset kanë ndërhyrë prej orëve të para të mëngjesit për hapjen e rrugës dhe situata është e normalizuar”, ka shkruar kryetari i Korçës.

/Motilokal.com