Moti gjatë kësaj jave në Shqipëri

Moti gjatë kësaj jave në Shqipëri

Moti këtë javë në Shqipëri parashihet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Përgjatë gjithë kësaj jave parashikohet mot me diell dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës deri dhe orët e mbrëmjes vonë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht me intensitet të ulët. Por, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në javët në vazhdim pritet një depërtim i anticiklonit të Azoreve drejt Evropës Qendrore të shoqëruar me masa ajrore nga veriu i Afrikës. Ky fenomen mund të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm (kthjellime) por edhe rritje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira mesatare dhe intervale me diell. Do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. 

Të martën pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe diell, në mbrëmje vonë priten reshje shiu.

E mërkura parashikohet me vranësira e reshje lokale shiu në mëngjes, pasdite do të mbajë mot pjesërisht me re e diell.

/Motilokal.com