Rrjeti Sizmologjik i Kosovës jep detaje për tërmetin në veri-lindje të Prizrenit

Rrjeti Sizmologjik i Kosovës jep detaje për tërmetin në veri-lindje të Prizrenit

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për tërmetin që ndodhi sot në orët e mëngjesit në Kosovë.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 21.01.2020 në ora 10:26 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit”, thuhet në njoftimin e MZHE-së.

Më tej në njoftim thuhet se thellësia hipoqendrore ishte 4 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 10 km në veri-lindje të Prizrenit, në lindje të Korishës.

Sipas Rrjetit Sizmik tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët e Regjionit të Prizrenit./Motilokal.com