Temperaturat rekord në pjesën më të madhe të Azisë

Temperaturat rekord në pjesën më të madhe të Azisë

Temperaturat jashtëzakonisht të larta po mbizotërojnë në ditët e para të marsit 2023 në pjesën më të madhe të Azisë. Ndërsa disa rajone të Azisë Juglindore, si Malajzia dhe Singapori, janë prekur nga shirat e dendur dhe përmbytjet.

Të shtunën 04/03 qytetet Karwar dhe Honavar në Indi shënuan ditën e tyre më të nxehtë me temperatura që i kalonin mbi 40 °C .

Devijimi i temperaturës në shumë rajone të Azisë kaloi 12-14 °C mbi mesataren e periudhës 1991-2020.

/Motilokal.com

Burimi i të dhënave: Copernicus