Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve priten reshje të dobëta bore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 9 deri në 15 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me mot pjesërisht të vranët e intervale me diell, parashihen riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 18 °C.
/Motilokal.com
