Zvicër: Kantoni Valais kërkon që skijimi të bëhet lëndë obligative për nxënësit

Zvicër: Kantoni Valais kërkon që skijimi të bëhet lëndë obligative për nxënësit

Zvicra pa dyshim është një nga vendet më të bukura, në të gjitha stinët, e veçmas në atë të dimrit.

Alpet zvicerane janë një pasuri natyrore, që është shfrytëzuar në maksimum, duke ndërtuar edhe qendra të skijimit, me infrastrukturë perfekte.

Pasi Zvicra ka qendra të shumta të skijimit nxënësit e shkollës në kantonin Valais së shpejti mund ta kenë pjesë të kurrikulës shkollore, në bazë të planeve që nxënësit të kenë tre ditë në dimër në qendrat e skijimit si pjesë e mësimeve të detyrueshme në dëborë, raporton NZZ am Sonntag.

Gazeta citon Ministrin e Arsimit të Valais, Christophe Darbellay i cili ka propozuar një iniciativë të re për të bërë sportin e borës pjesë të programit mësimor shkollor në këtë vend.

"Jam i bindur që sporti dimëror ka një të ardhme", tha Darbellay.

"Por që kjo të funksionojë, ne duhet t'i bëjmë të rinjtë ta duan këtë sport dhe nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë këtë sesa përmes shkollës", shtoi Darbellay.

“Ditët e borës”

Projekti, i cili do të kushtojë 2,7 milionë CHF (2.8 milionë dollarë), tashmë është miratuar nga Qeveria dhe Parlamenti kantonal, thotë gazeta. Do të fillojë në vitin e ri shkollor, 2020/21.

Ideja është që nxënësit nga viti i tretë (të moshës 8) e tutje të kalojnë tri ditë në dimër në shpatet e skive në vend se në salla sportive si pjesë e mësimeve të tyre sportive. “Ditët e borës” do të ishin të detyrueshme, për sa kohë që shkolla ishte regjistruar në skemë. Darbellay tha se pasi projekti ishte shumë tërheqës për shkollat, ai priste që shumica të regjistroheshin.

“Unike”

Ole Rauch, nga Lidhja e Nismës për Sportet e dëborës Zvicra, e cila promovon sportet e dëborës brenda shkollave, përshëndeti iniciativën e Darbellay. “Kjo ofertë është unike për Zvicrën”, i tha ai NZZ am Sonntag.

Ka pasur lëvizje të vonuara për të inkurajuar sportet e dëborës dhe kampet tradicionale të skive shkollore, në të cilat nxënësit kalojnë një javë në borë./Motilokal.com