Sistemi i gjurmimit satelitor Copernicus i Bashkimit Evropian (BE) njoftoi se sipas periudhës referuese 1991-2020 në Evropë, dimri që po lëmë pas ishte i dyti më i ngrohtë nga të gjithë dimrat në kontinent.
Sipas Copernicus, ky dimër ishte “stina e dytë më e ngrohtë e regjistruar për Evropën”, me temperatura shumë mbi mesataren në pjesë të Evropës Lindore dhe pjesë të Evropës Verilindore.

Në shkurt 2023, temperaturat mesatare të ajrit në shumicën e pjesëve të Evropës ishin më të larta se periudha e referencës 1991-2020. Kushte dukshëm më të ngrohta se mesatarja janë vërejtur në Norvegji dhe Suedi, në zonat përreth Detit të Zi përgjatë Rusisë dhe në rajonin e Svalbardit.
Britania e Madhe po ashtu regjistroi shkurtin e pestë më të ngrohtë që nga viti 1884. Nga ana tjetër, disa pjesë të Тurqisë, Gadishullit Iberik dhe Kaukazit kishin temperatura më të ftohta se mesatarja mujore.
/Motilokal.com
