Aureola e pilotit është një iluzion optik që bën të duket se hija e një aeroplani ka një aureolë me ngjyrë ylberi që e shoqëron atë në lëvizjen e tij të dukshme. Mund të na bëjë të mendojmë për një fenomen misterioz, me origjinë të mbinatyrshme, por edhe në këtë rast shkenca mund të na shpjegojë se si janë gjërat.
Aureola ose siç përkthehet nga disa “Lavdi rreth hijes së një aeroplani”, është rezultat i një sërë procesesh të ngjashme me ato që krijojnë ylberin dhe shfaqet në pikën diametralisht të kundërt me atë të Diellit, në lidhje me vëzhguesin. Prandaj shpjegohet, para së gjithash, pse, duke e vëzhguar atë nga një aeroplan, kjo aureolë shfaqet në atë pozicion dhe “përcjell” hijen e aeroplanit në lëvizjen e tij, siç mund ta shihni në fotografinë e realizuar më 13.02.2023 nga Motilokal duke udhëtuar nga Prishtina për në Munih me aeroplanin e Eurowings.
Aureola me ngjyrë ylberi është rezultat i veprimit të pikave të ujit që gjenden në re, të cilat shpërndajnë rrezen e dritës që vjen nga burimi dielli dhe e zbërthen në ngjyra të ndryshme që formojnë “spektër” këtu disa detaje të tjera mbi “shkencën e ylbereve”.
/Motilokal.com
