Moti sot dhe fundjavë në Shqipëri do të ndikohet nga depërtimi dhe kalimi i masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Sot parashikohet mot me vranësira mesatare dhe të dendura me reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera-herës të lartë, vende-vende në formën e stuhive dhe rrebesheve të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore mundësi për reshje bore.
Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët e riga shiu.
E diela pritet të mbajë mot me reshje të lehta shiu në mëngjes, pasdite me diell.

/Motilokal.com
