Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara edhe me bubullima, ndërsa në viset malore borë.
Dita e shtunë parashihet të jetë me mot të vranët dhe reshje shiu, gjatë pasdites priten rënie të temperaturave dhe më ftohtë. Në viset malore parashihet me reshje bore.
E diela parashihet të mbajë mot të ftohtë dhe me kthjellime.

/Motilokal.com
