Shkencëtarët kanë zbuluar se në oqeanet që mbulojnë rreth 70 për qind të botës gjenden mbi 171 trilionë mbetje plastike, transmeton Anadolu.
Një grup shkencëtarësh që studiojnë ndotjen plastike në oqeane, analizuan të dhënat rreth mbetjeve nga viti 1979.
Për të arritur një rezultat rreth numrit të mbetjeve plastike në oqeane, të dhënat në këtë analizë iu shtuan një modeli matematikor.
Sipas kësaj, në oqeanet që mbulojnë rreth 70 për qind të botës gjenden mbi 171 trilionë copë plastike.
Shkencëtarët paralajmëruan se nëse nuk merren masa lidhur me dendësinë plastikëve në oqeane, deri në vitin 2040 numri i mbetjeve do të rritet trefish.
Dr. Marcus Eriksen nga Instituti "5 Gyres" tha se copët plastike që ndotin oqeanet në vitin 2005 ishin 16 trilionë, ndërsa ky numër për 18 vjet është rritur në rreth 171 trilionë.
Plastika me përdorim të vetëm si shishet, ambalazhet, pajisjet e peshkimit ose sende të tjera ndahen me kalimin e kohës në copa më të vogla për shkak të rrezeve të diellit ose degradimit mekanik.
Kafshët e egra si balenat, zogjtë e detit, breshkat dhe peshqit e gabojnë plastikën si pre e tyre dhe mund të vdesin nga uria pasi plastika mbush stomakun e tyre.
Ato gjithashtu hyjnë në ujin tonë të pijshëm dhe mikroplastika janë gjetur në mushkëritë e njeriut, venat dhe placentën.
Shkencëtarët thonë se ne ende nuk dimë mjaftueshëm nëse mikroplastika ndikon negativisht në shëndetin e njeriut.
Përqendrimi i plastikës në oqeane është rritur ndjeshëm nga rreth 16 trilion copë në 2005 në 171 trilion në 2019.
Ata nuk kanë mundur të gjejnë një arsye të qartë për rritjen e shënuar pas vitit 2005, por kjo mund të shpjegohet me zbutjen e marrëveshjeve të fuqishme, copëzimin e plastikës apo mungesën e të dhënave të mjaftueshme më parë.
Oqeani Atlantik i Veriut vlerësohet të jetë një nga oqeanet me më shumë mbetje plastike.
Më 5 mars u arrit një marrëveshje për këtë temë në Kombet e Bashkuara (OKB) pas disa vitesh negociatash për mbrojtjen e biodiversitetit në det të hapur.
Me këtë synohet mbrojtja e 30 për qind të oqeaneve.
Gjetjet e studimit u publikuan në revistën shkencore "PLOS ONE".
/BBC/Motilokal.com
