Qeveria holandeze ka bërë të ditur se para verës do të vendosë kufizime ndaj eksporteve të teknologjisë së gjysmëpërçuesve për të mbrojtur sigurinë kombëtare të vendit, pasi një lëvizje e ngjashme u ndërmor nga SHBA.
Nga vendimi do të ndikohet edhe prodhuesi i pajisjeve të çipave kompjuterik ASML, që është një nga firmat më të rëndësishme në zinxhirin botëror të furnizimit me pajisje të tilla.
Holanda e konsideron të nevojshme për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare që kjo teknologji të vihen nën kontroll sa më shpejt të jetë e mundur, u shpreh ministrja holandeze e tregtisë në një letër për ligjvënësit e vendit.
Nën rregullat e reja, kompanive do t’u duhet të aplikojnë për licenca për të eksportuar teknologji të gjysmëpërçuesve.
Kompania ASML ndërkohë u shpreh se nuk pritet që politika e lincensimit që do të zbatohet nga qeveria holandeze të kishte një efekt material tek pasqyrat financiare e kompanisë.
/Motilokal.com
