Katër astronautë të SpaceX kthehen në Tokë pas misionit 6-mujor

Katër astronautë të SpaceX kthehen në Tokë pas misionit 6-mujor

Katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës kanë zbritur me sukses në Gjirin e Meksikës, në det të hapur pranë Floridës.

Dy astronautë amerikanë, një astronaut japonez dhe një kozmonaute ruse janë kthyer në Tokë pas një misioni gjashtëmujor në hapësirë.

Udhëtimi i tyre nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në Tokë zgjati rreth 19 orë dhe ata u kthyen në Tokë me anijen kozmike SpaceX Dragon.

Nicole Mann nga NASA, e cila mori pjesë në mision, tha se është e lumtur që po kthehet në shtëpi.

Përveç Mann, ekuipazhi përfshinte astronautin japonez Koichi Wakata, kozmonauten ruse Anna Kikina dhe astronautin e NASA-s Josh Cassada.

Ekipi që u kthye në Tokë filloi misionin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në tetor 2022.

/Anadolu/Motilokal.com