Çfarë moti na pret në ditët e para të javës në Shqipëri?

Çfarë moti na pret në ditët e para të javës në Shqipëri?

Moti këtë javë në Shqipëri parashihet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit të anticiklonit të Azoreve drejt Evropës Qendrore.

Në këtë mënyrë për pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare. 

Ndërsa të mërkurën pritet një kalim (i shpejtë) i një fronti të ftohtë atmosferik, ku parashikohet mot i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por edhe stuhive afatshkurtra. Në relievet malore në lindje parashikohen reshje bore me intensitet deri mesatar.

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell.

Të martën pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe diell, në mbrëmje vonë priten reshje shiu.

E mërkura parashikohet me vranësira e reshje shiu, në viset malore dhe disa pjesë të vendit priten reshje bore.

/Motilokal.com