Vijon ndikimi i kushteve atmosferike të paqëndrueshme mbi territor, duke kushtëzuar vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme, të cilat në zonat Jugore janë me intensitet deri mesatar.
Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin intensitet kthjellimesh në zonat bregdetare, por reshjet mbeten në Juglindje dhe përgjatë kufirit Lindor.
Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë C deri në 21 gradë C.
