Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.
Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqeni i Batllavës është ende duke u kapërderdhur, derisa në liqenin e Badovcit ka një ngritje prej 75 cm dhe aktualisht është -5.60 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
/Motilokal.com
