Qytetet me më shumë diell në Evropë, Tirana në mesin e tyre

Qytetet me më shumë diell në Evropë, Tirana në mesin e tyre

Ndërsa Evropa Veriore ka kryesisht mot të ftohtë, ka disa vende ku ditët me diell  mund t’i shijojmë pothuajse gjatë gjithë vitit. Personat që duanë motin e ngrohtë mund të planifikojnë një udhëtim pikërisht në këto vende.

Moti mund të jetë i paparashikueshëm, por disa pjesë të kontinentit janë më të qëndrueshme se të tjerat.

Por cilat janë qytetet me ditët më me shumë diell?

Bazuar në të dhënat nga World Weather Online, motori i kërkimit Holidu analizoi motin e 300 qyteteve më të populluara në Evropë nga viti 2009 deri në vitin 2021.

Qytetet më me diell të Evropës janë në Spanjë dhe Itali. Këto dy vende dominojnë në top 30, me 12 qytete nga Spanja dhe 11 nga Italia. Renditja pasqyron numrin mesatar të orëve me diell në muaj në çdo qytet.

Tirana renditet në vendin e 16-të, me mesatarisht 336.2 orë në muaj me diell.