Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini ujë me limon çdo ditë?

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini ujë me limon çdo ditë?

Pirja e ujit me limon rekomandohet shpesh si një ilaç magjik për humbjen e peshës ose një pije që ruan shëndetin e trupit, përderisa mund të ndihmojë në hidratim dhe humbje peshe, kjo pije mund të shkaktojë edhe disa efekte negative.

Rituali i fillimit të ditës me ujë me limon vjen me shumë premtime, thuhet se është një “ilaç për humbjen e peshës” si dhe një “mrekulli” për lëkurën tuaj.

Uji me limon është padyshim një mënyrë freskuese për të rritur marrjen e lëngjeve. Pirja e ujit me limon lidhet ngushtë me dietën alkaline, e cila teorizon se konsumimi i ushqimeve alkalizuese mund të balancojë nivelet tona të pH dhe të parandalojë një sërë sëmundjesh.

Megjithatë, çfarë ndodh në të vërtetë me trupin tonë pasi konsumojmë ujë me limon çdo ditë?

Mund t'ju mbajë të hidratuar - pirja e ujit me limon shton lëngje në trupin tuaj. Nëse shtoni lëng limoni në ujin tuaj vetëm sepse ju pëlqen shija dhe si rezultat pini më shumë lëngje, atëherë kjo është padyshim një këshillë e shkëlqyer.

Mund t'ju ndihmojë të humbni peshë - Ndërsa uji me limon nuk është një truk magjik për humbjen e peshës, mbajtja e një statusi pozitiv të hidratimit mund të ndihmojë në qëllimet tuaja të menaxhimit të peshës. Uji është thelbësor për aftësinë natyrale të trupit për të zbërthyer yndyrën. Sipas një artikulli të vitit 2016 të botuar në Frontiers in Nutrition, yndyra e ruajtur ndahet në glicerinë dhe acide yndyrore të lira, të cilat trupi i përdor si lëndë djegëse. Pa hidratim adekuat, trupi mund të sfidohet të shpërbëjë këtë burim energjie, gjë që mund të vështirësojë humbjen e peshës.

Mund të ndihmojë në përmirësimin e disponimit - për disa, dehidrimi shoqërohet me një humor më të keq. Pirja e ujit me limon në vend të ujit të thjeshtë mund t'i motivojë njerëzit të pinë më shumë lëngje. Gjithashtu, disa të dhëna tregojnë se dehidrimi qelizor shoqërohet me humor të degraduar.

Mund të përkeqësojë simptomat e refluksit - limonët janë natyrshëm acidë me një pH midis 2 dhe 3. Ky është një lajm i keq për ata që vuajnë nga refluksi acid, pasi ushqimet acidike shkaktojnë urth dhe mund të irritojnë një fyt tashmë të lënduar.

/Motilokal.com