Regjistrohen temperatura rekord në Francë, Spanjë dhe Gjermani

Regjistrohen temperatura rekord në Francë, Spanjë dhe Gjermani

Një valë e nxehtë pothuajse sikur e verës ka prekur zonat e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në fillim të marsit 2023.

Qindra rekorde mujore të nxehtësisë u thyen në dy ditët 12-13 mars 2023, në Gjermani, Francë dhe Spanjë.

Në Gjermani u regjistruan temperatura afër 23-24°C, duke shënuar kështu ditën më të nxehtë në shkallë vendi për gjysmën e parë të marsit.

Në Francë, më shumë se 20 stacione regjistruan një temperaturë mbi 27°C, edhe në zonat afër 500-700 metra lartësi.

Në Spanjë temperatura në bregun lindor kaloi 33°C, duke regjistruar një ditë tipike vere.

/Motilokal.com